Bajrami: Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupsionit

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 14:02
Bajrami: Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupsionit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke komentuar raportin e Transparency International lidhur me Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023, ka thënë se në Kosovë nuk ka luftë kundër korrupsionit, por vetëm propaganda, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sipas këtij raporti 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝟒𝟏 𝐩𝐢𝐤𝐞̈, po aq sa ishte vlerësuar edhe në vitin 2022. Kosova vendin e 83-të në ranglistën botërore e ndan me Burkina Fason, Afrikën e Jugut dhe Vietnamin. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është pas Malit të Zi që rënditet në vendin e 63, dhe pas Maqedonisë së Veriut që rënditet në vendin 76.Nuk ka si me pasë vlerësim ndryshe kur në raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian (fq. 71-72) thuhet se vetëm në vitin e fundit janë lidhë 2140 kontrata pa publikim të tenderit dmth. me negocim të drejtëpërdrejtë/njëburimore. Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupsionit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

(Kosova Sot Online)