Kurti takon Lajçakun: Qeveria mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 19:34
Kurti takon Lajçakun: Qeveria mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë

Me përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim është diskutuar në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftim.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

(Kosova Sot Online)