Mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 09:54
Mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-të orëve të fundit ka shqiptuar 2129 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, janë shkaktuar 53 aksidente trafiku ku prej tyre 13 me të lënduar, 1 me fatalitet dhe 39 me dëme materiale.

Policia e Kosovës po ashtu ka arrestuar 17 persona dhe 7 persona janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)