Ministri serb përhap panik: Duhet të kemi përgjigje për gjithçka që bën Kosova

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 10:09
Ministri serb përhap panik: Duhet të kemi përgjigje për gjithçka që bën Kosova

Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka deklaruar se “në periudhën me të cilën po përballet Serbia, ushtria dhe ministria e mbrojtjes kanë për detyrë të kenë përgjigje për gjithçka që po bën Kosova, dhe jo vetëm Kosova, por për gjithë ata që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Serbisë”.

“Në periudhën para nesh, forcat e armatosura serbe kanë për obligim dhe ministria e mbrojtjes ka për detyrë t’i përgjigjet gjithçkaje që po bën Prishtina, dhe jo vetëm Prishtina, por çdo kush që kërcënon sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë ministri serb i mbrojtjes dhe shefi i Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiqit.

(Kosova Sot Online)