Hill pyetet nëse mban anën e Serbisë, ndërhyn Shqiprim Arifi

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 13:41
Hill pyetet nëse mban anën e Serbisë,  ndërhyn Shqiprim Arifi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, sot është pritur në takim nga kryetari i Preshëvës, Shqiprim Arifi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një konferencë për media pas takimit, ambasadori Hill u pyet nga gazetarët nëse e mban anën e Serbisë.

“Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”, ishte pyetja nga gazetari që iu drejtua ambasadorit.

Por, në atë moment ndërhyu Arifi i cili tha se këto akuza vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti.

“Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, deklaroi i pari i Preshevës.

Ndërsa, Hill tha se qëndrimi i SHBA-ve është që mes dy vendeve duhet të bëhet përmirësim i dukshëm i raporteve në linjë me atë që është duke bërë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

(Kosova Sot Online)