Hill në Preshevë e lavdëron Lajçakun për punën në Dialog

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 14:07
Hill në Preshevë e lavdëron Lajçakun për punën në Dialog

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për punën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Asociacioni është i bazuar në vlerat evropiane dhe ka shtuar se puna rreth kësaj çështje është një punë mjaft komplekse.

Hill ka thënë se është fat për të gjitha palët e përfshira në proces që Miroslav Lajcak është emisar në negociata dhe se duhet japur përkrahje.

“Kjo ka qenë një histori shumë e komplikuar dhe s’kam nevojë t’ua tregojë këtë. Mendoj se të gjithë ne jemi ne me fat që e kemi për negociator z. Lajcak dhe të gjithë ne duhet t’i japim përkrahje”, ka thënë Hill.

(Kosova Sot Online)