Hill: Bazuar në atë që ka thënë Radojiçiq dhe avokatët e tij, ne mendojmë se duhet të ketë llogaridhënie

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 14:33
Hill: Bazuar në atë që ka thënë Radojiçiq dhe avokatët e tij, ne mendojmë se duhet të ketë llogaridhënie

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur edhe për sulmin në Banjskë, ku tha se bazuar në atë që Radojiçiq dhe avokatët e tij kanë deklaruar, SHBA-ja mendon se duhet të ketë një llogaridhënie, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Unë mendoj që ka një proces ligjor, por s’dua të komentoj. Por ne besojmë se bazuar në atë se çfarë ai ka thënë dhe avokatët e tij kanë dhënë, mendojmë se duhet të ketë llogaridhënie. Dua t’iu siguroj se për Banjskën SHBA-ja ka pasur një qëndrim shumë të qartë. Dhe pika e parë e këtij qëndrimi ka qenë që një incident i tillë nuk guxon të ndodhë kurrë më”, ka deklaruar Hill.

(Kosova Sot Online)