Policia gjen thasë me rërë në një shtëpi

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 17:14
Policia gjen thasë me rërë në një shtëpi

Policia e Kosovës sot rreth orës 14:00 në Zveçan ka ndërhyrë tek një shtëpi private ku ka gjetur thas të tjerë me rërë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, i cili ka thënë se ato besohet të kenë qenë aty që nga koha e barrikadave të vitit 2022.

Tutje ai ka bërë të ditur se hyrjen në shtëpi e kanë bërë në prezencë të pronarit, i cili momentalisht edhe po intervistohet nga Policia.

“Sot rreth orës 14.00 policia në vazhden e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyr edhe tek një shtëpi private ku ka has në thas të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, tha fillimisht Elshani

“Hyrjen në atë shtëpi e kemi bërë në prezence të pronarit të shtëpis i cili njëherësh është edhe pronar i shtëpisë ku dje i kemi konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit. Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)