Bastiset një objekt në qendër të Prishtinës

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 18:21
Bastiset një objekt në qendër të Prishtinës

Për një bastisje që e kanë kryer në një objekt në qendër të Prishtinës, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë  të përbashkët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në komunikatë thuhet se ka dyshime qe në atë objekt janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.”

Prokuroria dhe Policia kanë thënë se për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftojnë me kohë.

(Kosova Sot Online)