Ngjitur me objektin e policisë në Prishtinë ushtrohej veprimtari e kundërligjshme

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 19:40
Ngjitur me objektin e policisë në Prishtinë ushtrohej veprimtari e kundërligjshme

Raportohet se është bastistur një lokacion që është ngjitur me objektin e policisë në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë objekt dikur ka operuar OJQ –ja ” Paqe dhe tolerance”,  ndërsa tash ky objekt shërben si ambulante në të cilën punojnë mjekë serb.

Një qytetar i komunitetit serb, ka thënë se këtu marrin shërbime mjekësore qytetarë të moshuar serb, por është e hapur për të ofruar shërbime pa dallim etnie.

Ndryshe, jo zyrtarisht rtk ka mësuar se gjatë ditës Policia e Kosovës para këtij objekti ka ndaluar dhe konfiskuar një autoambulancë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë  të përbashkët për një bastisje që e kanë kryer në një objekt në qendër të Prishtinës.

Në komunikatë thuhet se ka dyshime qe në atë aty janë ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.”


(Kosova Sot Online)