Sveçla: Bastistja e objektit të vendosur në një aneks të stacionit policor ka qenë i një organizate

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 20:13
Sveçla: Bastistja e objektit të vendosur në një aneks të stacionit policor ka qenë i një organizate

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bastistja e objektit të vendosur në një aneks të Stacionit Policor në Prishtinë ka qenë i një organizate joqeveritare. Por, ministri deklaron se pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e veprimtarisë së OJQ-së.

Ai ka thënë se mëngjesin e sotëm janë informuar për aktivitet të dyshimtë të OJQ-së “Centar za Mir i Toleranciju Pristina”, dhe vlerëson se veprimtaria e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

(Kosova Sot Online)