Komisioni i Kongresit, voton në linja partiake për shkarkimin e sekretarit të Sigurisë Kombëtare

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 20:25
Komisioni i Kongresit, voton në linja partiake për shkarkimin e sekretarit të Sigurisë Kombëtare

Ligjvënësit republikanë votuan të mërkurën për të vazhduar me procesin e hetimit për ngritje akuzash me qëllim shkarkimin e sekretarit të Sigurisë Alejandro Mayorkas, për shkak të refuzimit “të vullnetshëm dhe sistematik” për të zbatuar ligjet e emigracionit, ndërsa çështja e sigurisë së kufirit është bërë një temë kryesore për zgjedhjet e këtij viti.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare debatoi gjatë gjithë ditës së martë dhe vazhdoi punën edhe gjatë orëve të natës, përpara se të rekomandonte dy nene akuzash për t’u ngritur ndaj sekretarit Mayorkas. Për akuzat duhet të votohet në vazhdim në një seancë plenare të Dhomës së Përfaqësuesve. Kjo lloj procesi ndaj një anëtari të kabinetit qeveritar është i rrallë dhe pothuajse nuk është ushtruar gjatë 150 viteve. Me këtë hap, republikanët duket se po e përqafojnë linjën e ashpër ndaj emigracionit të kandidatit të tyre kryesor për president, Donald Trump.

(Kosova Sot Online)