Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me emirin e Katarit

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 23:00
Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me emirin e Katarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, Osmani tha se ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera, të dyja shteteve, dhe përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Po ashtu për zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave.

“I kënaqur të flas me HH Sheikh @TamimBinHamad Al Thani sot, mik dhe aleat i madh i Kosovës. Diskutuam 🇽🇰🇶🇦 marrëdhëniet e shkëlqyera, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, shkroi Osmani.

(Kosova Sot Online)