Vuçiq takohet me kryetarin e Komitetit Ushtarak të BE-së, thotë se me të foli për situatën në Kosovë

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 11:14
Vuçiq takohet me kryetarin e Komitetit Ushtarak të BE-së, thotë se me të foli për situatën në Kosovë

Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Europian, gjenerali Robert Brieger, në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka njoftuar se temë e diskutimit ka qenë “siguria e popullit serb në Kosovë”.

“Me kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Europian kam biseduar për situatën në Kosovë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarako-ekonomik dhe ushtarako-teknik ndërmjet Serbisë dhe BE-së. Theksova se për vendin tonë siguria e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon janë prioritet dhe falënderova forcat ushtarake europiane për angazhimin e tyre në këtë drejtim”, ka shkruar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)