Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 11:39
Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Fushë Kosovë

Një kamion ka goditur për vdekje një këmbësore në rrugën “Hajrullah Zymi”në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova ot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)