BE arrin marrëveshjen edhe për 50 miliardë euro ndihmë Ukrainës

  • S.A /
  • 01 February 2024 - 12:14
BE arrin marrëveshjen edhe  për 50 miliardë euro ndihmë  Ukrainës

Të 27 liderët europianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ne kemi një marrëveshje,” shkroi Michel në X.

Ai tha se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.

Para dakordimit, kishte frikë se presidenti i Hungarisë Viktor Orban do të bllokonte paketën e ndihmës, siç kishte bërë tashmë në një samit europian dhjetorin e kaluar.

Orban kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vitet e ardhshme.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se sot ishte “një ditë e mirë për Europën”.

(Kosova Sot Online )