Mbi 3.4 milionë udhëtarë fluturuan përmes aeroportit të Prishtinës gjatë vitit 2023

  • S.A /
  • 01 February 2024 - 12:32
Mbi 3.4 milionë udhëtarë fluturuan përmes aeroportit të Prishtinës gjatë vitit 2023

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka përmbyllë një vit te suksesshëm me një numër udhëtaresh që asnjëherë nuk është arritur më parë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit, një numër prej 3 milion udhëtaresh ishte arritur ne muajin nëntor për te shënuar me pas 3 424 883 udhëtarë ne fundit apo një rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% me shume se sa ne vitin 2022.

Sipas ANP-së, numri i udhëtareve dhe fluturimeve vazhdon me një trend te rritjes, ku ne muajin janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9 % me shume se sa ne muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% me shume krahasuar me janar 2023. 

Njoftimi i plotë:

Aeroporti i Prishtines ka permbyllur nje vit te suksesshem me nje numer udhetaresh, asnjehere te arritur me pare. Nje numer prej 3 milion udhetaresh ishte arritur ne muajin nentor per te shenuar me pas 3 424 883 udhetare ne fundvit apo nje rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% me shume se sa ne vitin 2022.

Nr. i udhetareve dhe fluturimeve vazhdon me nje trend te rritjes ku ne muajin Janar 2024 jane sherbyer 287 205 udhetare apo 21.9 % me shume se sa ne muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% me shume krahasuar me Janar 2023. Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhetare dhe 808 fluturime te sherbyera.

 Kjo rritje e jashtezakonshme thekson perkushtimin e aeroportit per te ofruar pervoja te reja per udhetaret e saj duke qene te orientuar edhe ne shtimin e destinacioneve  apo rritjen e fluturimeve ne destinacionet ekzistuese ne vitin 2024.

Per te permbushur kerkesat e udhetareve Aeroporti i Prishtines kete vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.

(Kosova Sot Online )