Policia e Kosovës largon edhe një billbord me flamur të Serbisë në një kodër të Zveçanit

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 13:45
Policia e Kosovës largon edhe një billbord me flamur të Serbisë në një kodër të Zveçanit

Policia e Kosovës sot ka larguar edhe një billbord që ishte në një kodër të Komunës së Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizit ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani.

Raportohet se në këtë billbord ishte flamuri i Serbisë.

(Kosova Sot Online)