Hapet Zyra e Punësimit në Komunën e Leposaviqit

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 15:28
Hapet Zyra e Punësimit në Komunën e Leposaviqit

Në objektin e Komunës së Leposaviqit sot është hapur Zyra e Punësimit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga kjo ministri, e kanë cilësuar këtë si hap shumë të rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë.

Njoftimi i plotë:

MFPT hap Zyrën e Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Agon Dobruna dhe Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Znj. Jehona Rexha vizituan sot Komunën e Leposaviqit ku u takuan me Kryetarin e Komunës, Z. Lulzim Hetemi.

Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit. Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë.

Në lidhje me këtë, Kryetari Hetemi dhe Drejtoresha Rexha nënshkruan edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve si dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë.

(Kosova Sot Online)