Komuna e Shtimes subvencionon nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 15:37
Komuna e Shtimes subvencionon nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit

Kuvendi komunal i Shtimes, ka marrë vendim për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes bëri të ditur se që tani e tutje, çdo çifti që u lind fëmija i parë do t'i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1.000 euro.

“Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, tha Aliu.

(Kosova Sot Online)