Ja kush thotë: Serbia po bëhet Bjellorusi

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 20:16
Ja kush thotë: Serbia po bëhet Bjellorusi

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar rreth ndalimit që i është bërë avokatit, Çedomir Stojkoviq, për të hyrë në Serbi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Serbia po bëhet Bjellorusi”, tha ajo.

Përmes një postimi ajo ka thënë se Agjencia Serbe e Inteligjencës, e cila është e ndikuar nga Moska, është armiku më i madh i demokracisë në Serbi.

Përmes një postimi ajo ka thënë se Agjencia Serbe e Inteligjencës, e cila është e ndikuar nga Moska, është armiku më i madh i demokracisë në Serbi.

“Serbia po bëhet Bjellorusi. Pas 4 orësh ndalim, Çedomiri, i cili ka kritikuar regjimin e Vuçiqit, më në fund u lejua të hynte në vend. Agjencia Serbe e Inteligjencës (e cila është praktikisht e ndikuar nga Moska) është armiku më i madh i demokracisë”, ka thënë ajo në ‘X’. 

(Kosova Sot Online)