Orban flet për dakordimin e ndihmës 50 miliardëshe për Ukrainën

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 21:01
Orban flet për dakordimin e ndihmës 50 miliardëshe për Ukrainën

Kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi sot se vendi i tij ka marrë garanci se fondet hungareze nga fondet e Bashkimit Evropian nuk do të dërgohen në Ukrainë, për këtë arsye ai votoi për dërgimin e një pakete ndihme në Kiev me vlerë 50 miliardë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç raporton The Guardian, Orban u deklarua në mediat sociale për të shpallur fitoren në samit.

Ai tha se Hungaria negocioi një mekanizëm kontrolli që garanton përdorimin e arsyeshëm të parave për Ukrainën.

“Kemi garanci se paratë hungareze nuk mund të përfundojnë në Ukrainë”, shtoi ai.

 

Udhëheqësi hungarez tha gjithashtu se është i lumtur që tregjet reaguan pozitivisht ndaj marrëveshjes.

Samiti i BE-së u mbajt sot në Bruksel, kurse Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, njoftoi para fillimit zyrtar të atij takimi se ishte arritur një marrëveshje në lidhje me ndihmën prej 50 miliardë euro për Ukrainën.

(Kosova Sot Online)