Zbulohet arsyeja pse u ndalua nga policia vetura e ATK-së në rrugën Mitrovicë-Leposaviq

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 22:05
Zbulohet arsyeja pse u ndalua nga policia vetura e ATK-së në rrugën Mitrovicë-Leposaviq

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri (NJRHKEK), sot rreth orës 09:30, është njoftuar për një rast nga njësia policore e Stacionit Policor-Zveçan.

Policia njofton se “patrulla policore në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur veturën me targa zyrtare, pronë e Administrata Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte personi L.P. zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) dhe së bashku me të ishte edhe një pasagjeri T.J. po ashtu zyrtar i ATK-së. Gjatë kontrolli të veturës në fjalë në bagazhin e veturës janë gjetur një sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione”.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi, se i dyshuari me iniciale L.P. dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘kontrabande i mallrave’, njofton policia.

(Kosova Sot Online)