Policia bastis shtëpinë e një personi në Malishevë, gjen armë pa leje e fishekë

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 09:39
Policia bastis shtëpinë e një personi në Malishevë, gjen armë pa leje e fishekë

Policia e Kosovës gjatë një bastisje në një shtëpi në Malishevë ka gjetur armë pa leje e fishekë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe 12 gëzhoja.

I dyshuari është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE Malishevë 01.02.2024 – 10:00. Në koordinim me prokurorinë është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë si dhe 12 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet ne raportin e PK-së.

(Kosova Sot Online)