Largohet tabela që ishte vendosur nga MAPL’ja në Zubin Potok

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 09:49
Largohet tabela që ishte vendosur nga MAPL’ja në Zubin Potok

Tabela që ishte vendosur në Zubin Potok nga Ministria e Pushtetit Lokal, është larguar prej aty nga persona të panjohur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përveç që është hequr tablela, është dëmtuar edhe vendi ku ishte vendosur.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Zubin Potok 31.01-01.02.2024 – 15:00-08:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)