Policia në fshatra të Pejës, Istogut e Klinës – aksion kundër zyrave paralele të Serbisë

  • S.A /
  • 02 February 2024 - 11:59
Policia në fshatra të Pejës, Istogut e Klinës – aksion kundër zyrave paralele të Serbisë

Policia e Kosovës ka nisur një aksion nëpër disa vendbanime në komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut.

Aksioni i sotëm është i ngjashëm me atë që është zhvilluar në Dragash për mbylljen e komunave paralele serbe, transmeton "Kosova Sot Online "

Para disa ditëve, Policia e Kosovës ka mbyllë katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit.

Përveç policisë, atë ditë në terren kishin dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky i fundit ishte zotuar se institucionet e vendit “nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”.

Edhe mediumi në gjuhën serbe “Radio Kim” ka raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në oborrin e komunës paralele të Istogut në fshatin Osojan.

Sipas këtij mediumi, policia ka shkuar gjithashtu edhe në zyrën postare dhe në ambulantë. 

(Kosova Sot Online )