Durmishi: Nëse dyshimet vërtetohen, të gjitha provimet e kaluara në vitin 2021 në Pejë, do të anulohen

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 13:57
Durmishi: Nëse dyshimet vërtetohen, të gjitha provimet e kaluara në vitin 2021 në Pejë, do të anulohen

Të gjitha të gjeturat rreth pretendimeve për dallavere me patentshofer në komunën e Pejës, tashmë janë dërguar në Prokurorinë Themelore të këtij qyteti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ku ka shpalosur të gjeturat dhe keqpërdorimet në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë.

Rastet më të mëdha sipas tij janë evidentuar në Pejë, prandaj edhe fokusi i hetimeve është atje.

“Ka raste kur ka rënë 10 herë nga provimi në Prishtinë dhe ka shkuar pastaj në Pejë”, tha ai.

Durmishi tha se në rast se vërtetohen këto të gjetura pas përfundimit të prokurorisë, provimet e kësaj periudhe kohore do të anulohen tërësisht.

“Jam i obliguar që sipas ligjit të bëj anulimin e këtyre provimeve”