Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 14:02
 Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për kanosje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia thirr qytetarët që të raportojnë në numrin 129 për çdo informatë që mund të kenë për të.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Kanosje, që është raportuar në polici me datën 12.12.2023.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Kanosje, që është raportuar në polici me datën 12.12.2023. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)