Eksperti: Ja çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 17:53
Eksperti: Ja çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtun tha se nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhje, mbase ai do të tregohet  më i ashpër me Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij në nëse Trump fiton ai do të ketë qasje të tipit “merre ose leje” në rajonin ballkanik, pasi nuk ka kohë për të humbur me aleatët, ndërsa Kosova do të rrezikonte nëse nuk do i merrte parasysh këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç ka bërë kohët e fundit.

“Jemi larg për të folur në specifika, pasi bëhet fjalë për 2025. Mendoj se qasja e Trump për Ballkanin do të jetë e njëjtë si për pjesën tjetër të botës. Do ketë diskutime por edhe qasje të tipit “merre ose leje”. Nuk i intereson shumë që të rri e të llastojë aleatët dhe as të diskutojë shumë gjatë. ka një qasje pragmatike ku kërkon të arrijë synimet.

Le të themi nëse do spekulonim një rast konkret, e zëmë se Trump vjen në pushtet dhe aleatët i thonë Kosovës, duhet të bashkëpunosh, vendimet duhet t'i marrim bashkë, duhet të konsultohesh para se të marrësh një vendim, pasi na prek ne, prek mbarëvajtjen e Kosovës dhe na prek ne, nëse fillon të injorohet këshilla në mënyrë të vazhdueshme siç ka ndodhur në Kosovë, nëse vazhdojnë të gjitha këto, Trump do ketë një qasje më të ashpër.  Gjë e cila nuk do të ishte në favor të Kosovës”,-tha Adrian Shtuni për Euronews Albania.

(Kosova Sot Online)