Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 22:45
Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

Meliza Haradinaj-Stublla ka përshëndetur aksionin e organeve shtetërore për mbylljen e komunave paralele serbe në vend, duke theksuar rëndësinë që ka koordinimi me aleatët ndërkombëtarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haradinaj ka shprehur brengën se nëse kjo është bërë për lejuar Listën Serbe të operojë në Kosovë dhe për të kursyer kriminelin Milan Radoiçiq nga aktakuza, atëherë nuk është ndonjë fitore e madhe

“Është për t’u përshëndetur fakti se aksionet (moti-të-domosdoshme) të prokurorisë e policisë për spastrimin e Republikës së Kosovës nga strukturat paralele ilegale të Serbisë duket që janë të mirë-koordinuara politikisht me aleatët ndërkombëtar – meqë ende nuk kemi asnjë kundërshtim e reagim nga shtetet e QUINT-it. Por nëse çmimi për këtë është ‘kursimi’ i Radojçiq nga aktakuza, dhe vazhdimi i financimit e operimit pa pengesa të të ashtuquajturës parti Lista Serbe në Kosovë, atëherë nuk e di a mund ta quajmë fitore dhe spastrim nga strukturat ilegale të Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)