Aksident mes autobusit dhe tri veturave, lëndohen pesë persona

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 21:07
Aksident mes autobusit dhe tri veturave, lëndohen pesë persona

Raportohet se pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në fshatin Mleqan të Malishevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri automjete të udhëtarëve.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”, ka thënë ai

(Kosova Sot Online)