Ky është parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

  • S.A /
  • 03 February 2024 - 07:39
Ky është parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

“Mendimi për motin” ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe dy javët e ardhshme.

Vransira kalojnë përgjatë orëve të para të ditës së shtunë, e pasdite nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, me shperëndarje të vransirave. Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4 e -2C, e ato maksimale shënojnë rritje të lehtë deri në 8C e 9C, transmeton "Kosova Sot Online ".

Nga dita e diel parashihet mot më i butë, me intervale më të gjata me diell, e ditën e hënë dhe mërkurë kalojnë edhe vransira, por pa mundësi për të reshura.  Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 13C e 14C.

Në ditët e fundjavës, cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta orëve të mbrëmjes, derisa gjatë ditës vende-vende do të jetë edhe në vlera të pranueshme.

Temperatura gati se pranverore po parashihen për javën e ardhshme në vend. 

“Do të ketë intervale me diell, e herë pas here edhe vransira kalimtare, që mund të jenë më të shumta nga dita e mërkurë.  Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.  Maksimalet lokalisht mund të shkojnë edhe deri në 15C e 16C, e minimalet patjetë në vlera pozitive deri në 4C e 5C.  Mundësi për të reshura shiu, po paraqiten tek nga fundjava tjetër.  Në javën e dytë pas, datës 12, temperaturat marrin një trend gradual të rënies, e sinjalet për të reshura janë më të shumta, ku priten reshje të shiut, e ndoshta edhe dëbore me rënie të temperaturave edhe pranë 0C”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )