Rahovec: Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 10:07
Rahovec: Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie

Dy punëtorë janë lënduar dje në Rahovec derisa kanë qenë duke punuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se ata ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie kur është shkëputur vinçi nga pllaka dhe ka rënë në tokë.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

(Kosova Sot Online)