Gjakovë: Një person qëllon aksidentalisht veten me pistoletë në këmbë

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 11:40
Gjakovë: Një person qëllon aksidentalisht veten me pistoletë në këmbë

Një person ka marr lëndime trupore dje në Gjakovë, pasi aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë në këmbë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raport thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit.

Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një gëzhojë.

Njoftimi i Policisë:

PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Ismajl Qemajli, Gjakovë 02.02.2024 – 16:00. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit. Sipas një dëshmitari incidenti ka ndodhur derisa viktima ishte në veturë dhe aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë në këmbë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore dhe hetuesia i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)