"Patriot i rrejshëm", shfaqen postera kundër Radoiçiqit në veri

  • S.A /
  • 03 February 2024 - 12:14

Qytetarët serb në veri të Kosovës tani më  kanë filluar të dalin hapur kundër Listës serbe dhe strukturave  kriminale të këtij subjekti politik, i cili  për vite të tëra i kishte  terrorizuar, shantazhuar dhe penguar që të integrohen në jetën publike, institucionale e politike të shtetit të Kosovës.  Serbët e veriut po tregojnë se janë kundër sulmit terrorist që bandat e drejtuara nga nënkryetari i listës Serbe Radojiq  ndërmorën më 24 shtator të vitit të kaluar. Këtë po e  shfaqin me postere të cilat po i vendosin gjithandej  në lokalitete të banuara më shumicë serbe komunat e veriut të vendit.

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, sot ka publikuar disa fotografi nëpër rrugët e veriut në të cilën janë vendosur postera të cilat janë me imazh kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Radmiroviq ka shkruar se posterat janë shfaqur sot në mëngjes në disa lokacione, në Leposaviq, Zveçan dhe Soçanicë.

“Kush është Radoiçiqi? Patriot i rrejshëm dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori të drogës. Krimineli që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Terrorist. Thuani JO organizatës terroriste (Listës Serbe)”, shkruhet në posterat e vendosur në komunat veriore

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online )