Derisa ishte duke e prerë një kafshë vdes një person

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 09:29
Derisa ishte duke e prerë një kafshë vdes një person

Raportohet se një person ka vdekur dje në Gjilan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se atij i ishte përkeqësuar gjendja derisa ishte duke e prerë një kafshë e më pas ishte dërguar në Qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES-  Gjilan  03.02.2024, 10:30. Viktima mashkull kosovar deri sa  ishte duke prerë një  kafshë iu kishte keqësuar  gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku  kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij . Me vendim të prokurorit  trupi  i pajetë është dërguar në IML  për obduksion.”

(Kosova Sot Online)