Hajni i merr të gjitha paratë nga arka e një marketi

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 09:32
Hajni i merr të gjitha paratë nga arka e një marketi

Një punëtore në një market në Ferizaj ka raportuar se një person i maskuar, nën kërcënimin e armës, i ka kërkuar që t’ia japë të gjitha paratë në arkë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi i ka marrë paratë, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“GRABITJE- Ferizaj 03.02.2024- 19:15. Ankuesja femër kosovare , punëtore në një market ka njoftuar  se një person i pa njohur i maskuar dhe  më një armë në dorë i ka kërkuar që ti japë të  gjitha  paratë që i ka në arkë. I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)