Gjendet i vdekur një person në banesën e tij

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 10:14
Gjendet i vdekur një person në banesën e tij

Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është gjetur i shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë  03.02.2024, 13:00. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)