Gruaja 'nërvozohet' keq, e bën për spital burrin e saj në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 10:36
Gruaja 'nërvozohet' keq, e bën për spital burrin e saj në këtë vend të Kosovës

Në një familje në Prishtinë kërciti dajaku por kësaj here viktimë është një 34-vjeçar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Sipas tij, pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara ka eskaluar në dhunë, duke e sulmuar fizikisht. Si pasojë e dhunës, burri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Ndërkohë e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

(Kosova Sot Online)