Roth - Hovenierit: Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së për Kosovën

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 17:25
Roth - Hovenierit: Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së për Kosovën

Kryetari i Komisinit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, e ka quajtur “Të pabalancuar” reagimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrsisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.


(Kosova Sot Online)