Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet shoferi në Gjilan me 300 euro

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 09:23
Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet shoferi në Gjilan me 300 euro

Policia në Gjilan ka njoftuar se e ka gjobitur një shofer me 300 euro, tri pikë negativ dhe tre muaj ndalim të vozitjes, transmeton "Kosova Sot Online".

Derisa ishte duke vozitur në rrugën Gjilan- Ferizaj, shoferi në fjalë ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar 80 km/h duke vozitur 152 km/h.

Njoftimi i plotë:

Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesëdhjetë e dy (152) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.

(Kosova Sot Online)