Qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë përmes Merdares

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 10:54
Qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë përmes Merdares

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një njoftimi ka kërkuar që të mos përdoret pika kufitare në Merdar, për shkak të një proteste që është paralajmëruar matanë kufirit, në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim është thënë që të përdoren pikat tjera kufitare për qarkullim.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)