Hovenier: I kërkova Kurtit shtyrjen e zbatimit të vendimit për dinarin

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 12:51
Hovenier: I kërkova Kurtit shtyrjen e zbatimit të vendimit për dinarin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar edhe njëherë shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së për heqjen e dinarit serb nga përdorimi në vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se mënyra se si Qeveria do t’i përgjigjet kërkesës së SHBA-së “do të ketë ndikim në cilësinë e partneritetit tonë”.

“Unë vetëm mund ta përsëris atë që Shtetet e Bashkuara shpresojnë ta shohin. Ajo që shpresojmë ta shohim është një shtyrje e zbatimit të kësaj rregulloreje derisa të punohet më shumë për hartimin e një plani dhe një strategjie, dispozita që faktorizojnë disa realitete, shqetësimet e komunitetit por edhe disa praktike”, tha ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online)