Osmani: U keqpërdor shenja e KFOR’it dhe flamuri gjerman për të futur armë nga Serbia

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 13:23
Osmani: U keqpërdor shenja e KFOR’it dhe flamuri gjerman për të futur armë nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën me ministrin gjerman tha se Serbia ka përdorur shenjën e KFOR’it dhe flamurit gjerman për të futur armë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se po shihet se sa të rrezikshme janë përpjekjet e tyre.

“Një ndër arsyet pse sulmi i 24 shtatorit ka ndodhur është për shkak se për muaj të tërë para sulmit, përmes rrugëve ilegale Serbia ka arritur të kontrabandojë armë të stilit ushtarak, të kontrabandojë të uniforma të stilit “Little green men”, ka arritur të kontrabandojë edhe automjete të blinduara. Ta keni parasysh që ka pasur raste që ata kanë keqpërdorur edhe emrin e KFOR’it duke e vendosur shenjën e KFOR’it në autoblinda ose në automjete të blinduara, vetëm për t’i sjellë brenda Kosovë. Ka pasur edhe raste kur e kanë keqpërdorur flamurin gjerman për një gjë të tillë, duke e vendosur në rrezik jo vetëm Kosovën por edhe prezencën gjermane këtu. Pra po shihet se sa të rrezikshme janë përpjekjet e tyre”.

(Kosova Sot Online)