Maqedonci pret me ceremoni shtetërore homologun gjerman

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 14:27
Maqedonci pret me ceremoni shtetërore homologun gjerman

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ceromoni zyrtare të shoqëruar me togun ceromonial të FSK-së, ka pritur në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, i cili është shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas kësaj ceremonie ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse janë duke mbajtur takimin bilateral.

(Kosova Sot Online)