Edi Rama: Pas Banjskës, është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 14:56
Edi Rama: Pas Banjskës, është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se të gjithë janë dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por sipas tij nuk duhet harruar të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkroi Rama në X.

(Kosova Sot Online)