Serbia dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në KS të OKB’së

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 17:00
Serbia dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në KS të OKB’së

Serbia ka paraqitur kërkesë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshëme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raportojnë mediat serbe, Ambasadori i Serbisë në misionin e OKB-së, Nemanja Stevanoviq, e ka dorëzuar kërkesën e Republikës së Serbisë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për shkak të situatës në Kosovë”.

Thirrjen e një seancë për zhvillimet e ka paralajmëruar Presidenti Serbisë të premten për shkak të rregullores së re të BQK’së e cila e ndalon përdorimin e mëtejmë të dinarit në Kosovë.

 Sipas raportimeve në Beograd “kërkesa tërheq vëmendjen për gjendjen aktuale në territorin e Kosovës  që është në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe thekson se një situatë e tillë kërkon mbajtjen e një seance të veçantë të Këshillit të Sigurimit. Kërkesa i është dorëzuar Misionit të Guajanës në misionin e këtij shteti që aktualusht është kryesuese e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)