Grabitje e armatosur në një lokal në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 18:40
Grabitje e armatosur në një lokal në këtë vend të Kosovës

Në një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raportohet se nën kërcënimin e armës ka ndodhur një grabitjetransmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa cak i grabitjes ka qenë një biznes ku kryhen pagesat.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për media ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe se me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me Prokurorinë po ndërmerr veprimeve e nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

(Kosova Sot Online)