Mbreti Charles III diagnostifikohet me kancer

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 19:28
Mbreti Charles III diagnostifikohet me kancer

Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer dhe ka filluar trajtimin sot, ka bërë të ditur Buckingham Palace, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Diagnoza vjen pas trajtimit për një prostatë të zmadhuar, megjithëse pallati thotë se ai nuk ka kancer të prostatës. Pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar.

 Një zëdhënës i pallatit thotë: “Madhëria e tij është trajtuar për zmadhimin beninje të prostatës.

“Pikërisht gjatë kësaj ndërhyrjeje u vu në dukje çështja e veçantë shqetësuese dhe më pas u diagnostikua si një formë kanceri.

“Kjo gjendje e dytë tani do të marrë trajtimin e duhur”.

Monarku është këshilluar nga mjekët që të ndalojë çdo detyrë publike, ka raportuar Sky news

Dje, Mbreti u fotografua duke përshëndetur pasi ai dhe Mbretëresha morën pjesë në një shërbesë kishtare në Sandringham, Norfolk.

(Kosova Sot Online)