
Autobusët e 'Trafikut Urban' tash e tutje do të lëshojnë Wi-Fi për qytetarët

Në të gjithë autobusët e “Trafikut Urban” do të lëshohet Wi-Fi, nga nesër, 6 shkurt 2024, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit, thuhet në njoftim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
““Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve”, vijon njoftimi i Trafikut Urban.
(Kosova Sot Online)